Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga persona të ndryshëm në Prishtinë janë pranuar para në monedha nga 1 dhe 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur nga data 10 dhjetor deri më 17 dhjetor.
“Prishtinë / 10-17.12.2024. Është raportuar se nga persona të ndryshëm janë pranuar para në monedha nga 1 dhe 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Paratë janë sekuestruar nga krim teknika për t’iu nënshtruar procedurave të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.