Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjtë derisa ka qenë në rrugë është goditur nga një veturë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë/
Atje vetura në lëvizje thuhet se është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në rrugë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.