Një incident i rëndë është raportuar mbrëmë në rrugën “24 Nëntor” në Leposaviq, ku një dhomë e një shtëpie është përfshirë nga flakët si pasojë e një ngrohëse elektrike.
Policia njofton se në këtë incident një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të shtëpisë.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe është duke u hetuar nga autoritetet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.