Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur në autostradë, relacioni Veternik-Bresje.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se aksidenti në fjalë është raportuar se ka ndodhur rreth orës 09:30, dhe se nuk ka të lënduar.
“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe sipas raportimeve nga tereni të përfshirë kanë qenë dy kamionë. Aksidente ka qenë vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime të raportuara në njerëz”.
“Njësia për menaxhim te autostradave e Policisë është marrë me rastin dhe rruga është liruar shpejt për qarkullim te automjeteve”, ka thënë Hoxha.