Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës, ku dyshohet se janë vjedhur 16 mijë euro.
Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.
Të dyshuarit thuhet se kishin shkuar për të kryer punime në një shtëpi dhe aty kanë marrë shumën e parave.
Rasti është denoncuar nga pronari i shtëpisë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.