Vjedhje e rëndë në Lupç të Podujevës, dy persona në paraburgim

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Lupç të Podujevës, dy persona në paraburgim

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës, ku dyshohet se janë vjedhur 16 mijë euro.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Të dyshuarit thuhet se kishin shkuar për të kryer punime në një shtëpi dhe aty kanë marrë shumën e parave.

Rasti është denoncuar nga pronari i shtëpisë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat