Të shtëna me armë janë dëgjuar para rreth 1 ore në lagjen Mati 1 në Prishtinë, konkretisht në afërsi të furrës Hasi.
Siç merr vesh media, një person po dyshohet se ka shkrepur armën rreth 10 herë, për motive akoma të panjohura.
Bazuar në informacionet e para, nuk ka persona të lënduar, teksa Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes.
Si rezultat i intervenimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për procedurat e tjera.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse që po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.