Policia me detaje për të shtënat me armë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia me detaje për të shtënat me armë në Prishtinë

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Sot rreth orës 12:00, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë pati gjuajtje me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit është arrestuar një person me iniciaelt I.S., i cili dyshohet se ka shtënë gjatë një ahengu familjar.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: I, S, mashkull, i cili kishte shtënë në një aheng familjar. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, tha Ahmeti.

“Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri,  përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, apelon Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat