Dy pacientë ikin nga Psikiatria në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy pacientë ikin nga Psikiatria në Prishtinë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 10:37
Dy pacientë të Institutit të Psikiatrisë Forenzike janë arratisur

Dy pacientë të Institutit të Psikiatrisë Forenzike janë arratisur të enjten në mbrëmje nga ky institucion, në rrethana akoma të paqarta.

Të njëjtit me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

“ARRATISJE E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA Prishtinë 19.12.2024-18:30. Raportohet se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë larguar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat