Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për tre të dyshuarit, që u kapën në flagrancë dje gjatë bastisjes së një laboratori të drogës sintetike të llojit “Methafentaminë” në fshatin Sllakoc të Epërm të Gjilanit.
Të dyshuarit u kapën duke prodhuar narkotikë në një laborator të krijuar në një shtëpi të kontraktuar prej tyre, ka njoftuar Prokuroria.
Bastisja e kryer më 19 dhjetor çoi në arrestimin e dy të dyshuarve brenda laboratorit, ndërsa i treti u kap në afërsi duke bërë roje.
Operacioni i koduar “QAFA 2” zbuloi prova të qarta të përpunimit të narkotikëve në vendngjarje. Prokuroria ka deklaruar se të dyshuarit akuzohen për “prodhimin dhe përpunimin e paautorizuar të narkotikëve” sipas Kodit Penal të Kosovës.
Ndërkohë, disa të dyshuar të tjerë kanë arritur të ikin dhe janë në kërkim nga autoritetet.