Zbulimi i laboratorit të drogës në Ferizaj, prokuroria kërkon paraburgim ndaj të akuzuarve

Kronikë e zezë

Zbulimi i laboratorit të drogës në Ferizaj, prokuroria kërkon paraburgim ndaj të akuzuarve

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për tre të dyshuarit, që u kapën në flagrancë dje gjatë bastisjes së një laboratori të drogës sintetike të llojit “Methafentaminë” në fshatin Sllakoc të Epërm të Gjilanit.

Të dyshuarit u kapën duke prodhuar narkotikë në një laborator të krijuar në një shtëpi të kontraktuar prej tyre, ka njoftuar Prokuroria.

Bastisja e kryer më 19 dhjetor çoi në arrestimin e dy të dyshuarve brenda laboratorit, ndërsa i treti u kap në afërsi duke bërë roje.

Operacioni i koduar “QAFA 2” zbuloi prova të qarta të përpunimit të narkotikëve në vendngjarje. Prokuroria ka deklaruar se të dyshuarit akuzohen për “prodhimin dhe përpunimin e paautorizuar të narkotikëve” sipas Kodit Penal të Kosovës.

Ndërkohë, disa të dyshuar të tjerë kanë arritur të ikin dhe janë në kërkim nga autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat