Një person që ishte i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ishte i shtrirë në QKUK nga 23 nëntori, si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në Lipjan.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.