Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
tre telefona celular, 97 kartela bllanko me çip të integruar, një pistoletë me katër fishekë si dhe disa dokumente tjera.
Lidhur me rastin janë intervistuar, tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.