Pesë shtetas të Serbisë të gjithë në një veturë u munduan të premten ta kalojnë ilegalisht kufirin.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ata u ndaluan në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.
Aty dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës nëpër rrugët ilegale.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.