Pesë shtetas të Serbisë u munduan ta kalonin ilegalisht kufirin, ja çfarë u ndodhi

Kronikë e zezë

Pesë shtetas të Serbisë u munduan ta kalonin ilegalisht kufirin, ja çfarë u ndodhi

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Pesë shtetas të Serbisë të gjithë në një veturë u munduan të premten ta kalojnë ilegalisht kufirin.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ata u ndaluan në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.

Aty dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës nëpër rrugët ilegale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat