​Në veri të Mitrovicës shfaqen grafite me simbolin serb

Kronikë e zezë

​Në veri të Mitrovicës shfaqen grafite me simbolin serb

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një rast për nxitje të përqarjes dhe mosdurimit në Mitrovicë të Veriut është iniciuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit me simbolin nacionalist të serbëve “C”.

“Po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm”, njoftoi Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkohë rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat