Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në lagjen Dardani të Ferizajt, ku katër persona u përfshinë në një rrahje ndërmjet vete.
Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes për të ndaluar konfliktin, njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Viktima ka marrë menjëherë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, pas intervistimit nga autoritetet, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.