Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, rasti nën hetime nga njësitet kompetente.
“HETIM I VDEKJES Prishtinë / 21.12.2024 – 00:45. Raportohet se ka ndërruar jetë një fëmijë (mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente.”, thuhet në raportin e policisë.