Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim disa valixhe.
Gjatë procesit të skanimit, sipas ksë Kosovës, është vërejtur se në njërën nga valixhet ndodhej një armë dhe 50 copë fishekë.
Pas verifikimeve të mëtejshme, është konstatuar dhe gjetur pronari i valixhes.
“Arma dhe fishekët janë konfiskuar menjëherë dhe janë dorëzuar pranë Policisë Kufitare për procedura të mëtejshme ligjore. Policia e Kosovës ka marrë përsipër trajtimin dhe hetimin e këtij rasti, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e doganës.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të raportojnë çdo veprim të dyshimtë, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një mjedis më të sigurt”, apelon institucioni.