Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili po hetohet nga policia.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fushë Kosovë/12.12.2024 – 17:50. Raportohet se më 22.12.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.