Dy raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë kanë ndodhur gjatë së dielës në Kosovë.
Për rastin e parë në Prishtinë, është arrestuar një grua. Ajo dyshohet se i ka sulmuar zyrtarët policorë nën ndikim të alkoolit.
Ndërkohë që me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, në rastin e dytë në Ferizaj, është arrestuar një person si i dyshuar që ka fyer e sulmuar një zyrtar policor.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.