Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të inicenteve, ku gjatë javës që shkoi, nga data 16 dhjetor janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, nga të cilat 11 raste kanë ndodhur në Ferizaj, një në Kaçanik dhe një rast në Han të Elezit.
Gjatë kësaj periudhe, është raportuar një rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në Ferizaj.
Policia gjithashtu ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt ka arrestuar 63 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të inicenteve. Gjatë javës që shkoi, nga data 16-22/12/2024 janë raportuar : Veprat penale kundër pasurisë . Janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur : 11 raste në Ferizaj, 1 në Kaçanik dhe 1 rast në Han të Elezit”.
“Veprat penale të dhunës në familje. Në rajonin e Ferizajt është raportuar 1 rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në Ferizaj.Realizimi i urdhëresave të gjykatës. Në rajonin e Ferizajt policia ka arrestuar 63 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.