​Është vjedhur pistoleta në veturën e një personi

Kronikë e zezë

​Është vjedhur pistoleta në veturën e një personi

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast armëmbajtje pa leje në fshatin Vitomiricë, në Pejë.

Sipas policisë një person ka raportuar se nga vetura e tij është vjedhur arma e zjarrit pistoletë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit-pistoletë.

Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat