Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast armëmbajtje pa leje në fshatin Vitomiricë, në Pejë.
Sipas policisë një person ka raportuar se nga vetura e tij është vjedhur arma e zjarrit pistoletë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit-pistoletë.
Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.