Vëlla e motër kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 19.12.2024, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë 19.12.2024-11:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë (vëlla e motër), kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre. Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Siç bëhet e ditur nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.