Fëmijët raportuan se u rrahën nga prindi i tyre në Prishtinë

Kronikë e zezë

Fëmijët raportuan se u rrahën nga prindi i tyre në Prishtinë

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Vëlla e motër kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 19.12.2024, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 19.12.2024-11:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë (vëlla e motër), kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre. Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Siç bëhet e ditur nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat