Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me sulmin fizik që një e mitur ia ka bërë të miturës tjetër me thikë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të hënë në Pejë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që e njëjta kishte tentuar të sulmonte fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare e mitur.
Mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.