Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes një veture me targa vendore dhe një tjetrës me të huaja, në rrugën “Epopeja e Jezercit” – Ferizaj.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për vendin ku edhe ndodhi ngjarja, Kanun Veseli.
Ai tha se viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të qytetit, e më pas janë liruar.
Veseli mes tjerash bëri të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 14:50.