Një aksident me vdekje ka ndodhur sot pasdite në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Një makinë ka përplasur një person që ishte duke lëvizur me biçikletë.
Personi që ngiste biçikletën për pasojë është përplasur në asfalt e ka ndërruar jetë.
Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.