Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj.
Në aksident u përfshinë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i policisë, Kanun Vesel.
Ai tha se të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente të qytetit dhe më pas janë liruar.
“Janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, janë liruar. Në vendin e aksidentit ka dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve për të hetuar rastin dhe për të përcaktuar rrethanat e aksidentit,” tha Veseli.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.