Një aksident ka ndodh sonte rreth orës 21:00 në rrugë Prishtinë-Gjilan.
Aksidenti siç raportohet dyshohet se ka ndodh pikërisht tek devijimi i urës së Badocit.
Rastin tashmë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë i përfshirë një automjet”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.