Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, lëndohen dy persona

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 00:07
Policia e Kosovës

Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka lënë të lënduar dy persona.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Konfirmimi i saj i plotë:

Rreth orës 23:00  në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim

Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të  vendit të  ngjarjes.

Bazuar në nformacionet e  para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.

Deri tani  bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime.

Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat