Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve.
Në Obiliq një shtetase e Shqipërisë është sulmuar fizikisht nga dy persona.
“Obiliq 24.12.2024, 14:00. Është raportuar se ankuesja femër shtetase e Shqipërisë pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është sulmuar fizikisht nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”
Në Prishtinë një grua tjetër është sulmuar fizikisht nga i dyshuari. Ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 24.12.2024, 15:17. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin ankuesja ka kërkuar urdhër mbrojtës dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
Një grua tjetër është sulmuar fizikisht nga një burrë në Prishtinë.
“Prishtinë 24.12.2024, 08:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”
Ndërsa në Podujevë një shtetase e Shqipërisë është sulmuar nga një i dyshuar. Viktima me vullnetin e saj ka shkuar në Shqipëri.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 23.12.2024, 22:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër shtetase e Shqipërisë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vullnetin e saj ka vazhduar për në Republikën e Shqipërisë.”