Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, e rrah rëndë shqiptarin

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, e rrah rëndë shqiptarin

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një shtetas gjerman është arrestuar nga policia në Gjilan, pas një sulmi fizik ndaj një shtetasi kosovar.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e 23 dhjetorit, rreth orës 19:30, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes palëve.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat