Një shtetas gjerman është arrestuar nga policia në Gjilan, pas një sulmi fizik ndaj një shtetasi kosovar.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e 23 dhjetorit, rreth orës 19:30, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes palëve.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.