Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy vajza janë raportuar të zhdukura në Ferizaj e një tjetër në Suharekë.
Sipas raportit policor, vajzat në fjalë janë larguar nga shtëpia e tyre në Ferizaj që pesë ditë, që nga data 20.12.2024.
Ndërkohë, familjarët kanë thënë se nuk dinë asgjë për vendosjen e tyre.
Policia njofton se rasti ka nisur të hetohet dhe është në procedurë hetimore.
“Është raportuar se dy viktima femra kosovare me datën e lartcekur janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në rastin e dytë, personi është larguar nga shtëpia që nga data 23 dhjetorit.
Edhe për këtë rast, Policia e Kosovës njofton se janë ndërmarrë veprimet policore, për procedurat e mëtejme hetimore.
“Me 24.12.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore, për procedurat e mëtejme hetimore.