Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin pistoletën, kishte leje të skaduar

Kronikë e zezë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin pistoletën, kishte leje të skaduar

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një person në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Dyshohet se ata kanë vjedhur një pistoletë, e cila ishte me leje të skaduar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat