Sot rreth orës 10:12, policia në Ferizaj është njoftuar për një çantë të dyshimtë pranë Gjykatës Themelore.
Menjëherë është bërë rrethimi me shirit i zonës së dyshimtë.
Nga përditësimi më i fundit, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për IndeksOnline se operacioni hetues ka përfunduar.
Veseli deklaroi se valixhen në fjalë e kishte harruar pa dashje një qytetare.
“Është lajmëruar një qytetare që e ka harruar aty pa dashje. Njëkohësisht është kontrolluar valixhja dhe nuk ka pasur asgjë të dyshuar”, deklaroi ai.
Veseli shtoi se të gjitha njësitet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe është liruar rruga.
“Qytetarja është ftuar për intervistë në stacionin e policisë në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, përfundoi ai