Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka arrestuar katër shtetas kosovarë nën dyshimet se kanë kryer veprën penale vjedhje e identiteti dhe kredencialeve.
Arrestimi ka ardhur pas hetimeve që kishin nisur më 5 nëntor 2024, kur një qytetar raportoi në polici se nga llogaria e tij bankare ishin tërhequr 4.500 euro pa dijeninë e tij.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobilë, për të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Pas intervistimit të të dyshuarve dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, tre nga personat e arrestuar janë ndalur në mbajtje.