E rëndë në Prishtinë: Djali e rrah nënën pas një konflikti, ajo e denoncon

Kronikë e zezë

E rëndë në Prishtinë: Djali e rrah nënën pas një konflikti, ajo e denoncon

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Media mëson se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin 19-vjeçar, i njëjti e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe frikë e shqetësim.

Bazuar në dëshminë e nënës, mosmarrëveshja mes tyre nisi pasi ajo dyshonte se djali ka vjedhur gjësende nga shtëpia dhe i ka shitur.

Siç merr vesh sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari për këtë rast është recidivist i veprave të ndryshme penale.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat