Sulmoi fizikisht tre zyrtarë policorë në Vushtrri, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht tre zyrtarë policorë në Vushtrri, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 10:41
Policia

Një person është arrestuar pasi i ka sulmuar tre zyrtarë policorë, derisa këta të fundit i ishin përgjigjur një rasti për dhunë në familje.

Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:20 në rrugën “Arsim Muzaqi”, në Vushtrri.

Tutje thuhet se zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, derisa i ishin përgjigjur një rasti për dhunë në familje. Tre zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor dhe sipas raporteve mjekësore kanë pësuar lëndime të lehta”, thuhet në raport.

Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat