Një person është arrestuar pasi i njëjti me veturën e tij kishte goditur një veturë tjetër duke i hedhur jashtë saj dy persona, e më pas sërish po me veturë i godet dy personat duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:00, në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit.
Sipas njoftimit policor viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturë e ka goditur veturën në të cilën ishin dy meshkuj e një femër, duke i hedhur jashtë rrugës, e më pastaj ka goditur edhe viktimat duke ju shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.