Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sonte rreth orës 19:00 në kryeqytet.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra”, afër stacionit të autobusëve.
Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë personit të lënduar.
Tash për tash nuk dihet shkaqet e këtij aksidenti.