Një 27 vjeçar gjendet i vdekur në Zhur të Prizrenit

Kronikë e zezë

Një 27 vjeçar gjendet i vdekur në Zhur të Prizrenit

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 23:19
Ilustrim

Një 27 vjeçar është gjetur i vdekur sot në fshatin Zhur të Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot më datë 27.12.2024 , rreth orës 11:10 policia është informuar se një person është gjet i vdekur në fshatin Zhur. Dyshimet e para janë se i njëjti ka bërë vetëvrasje. Viktima është mashkull rreth 27 vjeçar. Posa është marr informata patrolla policore ka shkuar ne vendngjarje. Patrolla policore ka siguruar vendin  e ngjarjes dhe janë njoftuar ekipet e hetimeve dhe krim teknika të cilët kanë dalë në vendngjarje. Ekipi i mjekësor i urgjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar ai.

Prokurori i shtetit është njoftuar në lidhje me rasti dhe në urdhër me të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat