E dhimbshme: Ky është 27 vjeçari që u gjet i vdekur në Prizren, dyshohet se...

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Ky është 27 vjeçari që u gjet i vdekur në Prizren, dyshohet se...

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Zhur të Prizrenit, ku një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete dhe dyshimet e para çojnë tek vetëvrasja.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali i riu që u gjet pa shenja jete është Nurë Vezaj dhe dyshohet se u gjet i varur.

Sinjali tutje ka mësuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat