Policia apel shoferëve: Ngasja e shpejtë, mund të jetë e fundit për ju

Kronikë e zezë

Policia apel shoferëve: Ngasja e shpejtë, mund të jetë e fundit për ju

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Në një postim në Facebook, Policia thotë se gjatë festave të fundvitit mesatarisht brenda ditës ndodhin rreth 100 aksidente trafiku.

“Ngasja e shpejtë, mund të jetë e fundit për ju. Ndal ngasjen e shpërqëndruar”, thuhet në postimin e Policisë.

Ndryshe, numri i aksidenteve kohëve të fundit është rritur në vendin tonë, ku disa prej tyre përfundojnë edhe me fatalitet./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat