Burri në Gjakovë, dyshohet se në gjendje të dehur rrahu gruan dhe djalin e tij

Kronikë e zezë

Burri në Gjakovë, dyshohet se në gjendje të dehur rrahu gruan dhe djalin e tij

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat