Dy persona janë arrestuar dje pasdite në Obiliq, pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Kurse, në fshatin Plemetin të Obiliq, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar në tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të mitur vazhdojnë në procedurë të rregullt.