Një person ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:10, në Landovicë të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se viktima, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Sot me 28.12.2024, rreth orës 14:10 policia ka pranuar informatën për një lëndim trupor në fshatin Landovicë, Prizren. Patrulla ju ka përgjigjur rastit dhe në vend ngjarje është njoftuar se personi N. G., Mashkull i lindur me 1986, dyshohet se me qëllim që ti jap fund jetës së tij, apo rastësisht është hedhur apo ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë, duke i shkaktuar vetes lëndime të rënda trupore. Të njëjtit në vendngjarje i është ofruar ndihma mjekësore nga mjeket e Qendrës Emergjente dhe me pas në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. I lënduari, sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën. Rastit i është përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal I Hetimeve. Lidhur me të gjitha veprimet policore, policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës”, tha ai.