Një 38-vjeçar në Prizren tenton vetëvrasjen, pëson lëndime të rënda trupore

Kronikë e zezë

Një 38-vjeçar në Prizren tenton vetëvrasjen, pëson lëndime të rënda trupore

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:10, në Landovicë të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se viktima, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sot me 28.12.2024,  rreth orës 14:10  policia ka pranuar informatën për një lëndim trupor në fshatin Landovicë, Prizren. Patrulla ju ka përgjigjur rastit dhe në vend ngjarje është njoftuar se personi N. G., Mashkull i lindur me 1986,  dyshohet se me qëllim që ti jap fund jetës së tij,  apo rastësisht është hedhur apo ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë, duke i shkaktuar vetes lëndime të rënda trupore. Të njëjtit në vendngjarje i është ofruar ndihma mjekësore nga mjeket e Qendrës Emergjente dhe me pas në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. I lënduari,  sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën. Rastit i është përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal I Hetimeve. Lidhur me të gjitha veprimet policore, policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat